Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Bushati e liroi nga detyra, ish-ambasadori emërohet drejtor në SHISH

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ambasadori shqiptar në OSBE, i cili shkaktoi një përplasje 11-mujore mes qeverisë dhe Presidentit, është emëruar drejtor i analizës pranë shërbimit sekret shqiptar, njofton “Shqip”.

Emërimi i diplomatit Spiro Koçi, në strukturat e SHISH, që duket se është kthyer në një “strehë” për të “padëshiruarin” nga qeveria, është realizuar vetëm pak ditë pasi Presidenti Bujar Nishani pranoi të firmosë lirimin e tij, që ishte kërkuar që në fillim të vitit nga Kryeministri Rama.

Prezantimi i ish-ambasadorit mësohet se është realizuar para katër ditësh si kreu i Drejtorisë së Analizës në aparatin qendror të Shërbimit Informativ Shtetëror, funksion i cili kishte mbetur vakant prej pak kohësh, ndërkohë që firma për lirimin e tij si ambasador në OSBE është lëshuar nga Nishani më datë 19 të këtij muaji.

Kjo drejtori e cila drejtohet tashmë nga Koçi, mësohet se deri para disa kohësh në krye të saj ka pasur Aleksandër Kovaçin, i cili ka dhënë dorëheqjen për arsye personale. 

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img