Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bushati: Dënojmë aktet e dhunës, grupet e armatosura të mos identifikohen etnikisht

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bb6950a202182537f08a658a2d9dc867

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka mbajtur një konferencë shtypi në lidhje me situatën në Kumanovë të Maqedonisë. Bushati ka dënuar çdo akt dhune të ndodhur në shtetin fqinj, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Kreu i diplomacisë shqiptare ka theksuar se në interesim të drejtpërdrejtë të kryeministri Edi Rama, Ministria e Jashtme ka qenë në kontakt me autoritetet në Shkup dhe partnerët europian.

Lidhur me deklaratën e “UÇK”-së, Bushati e ka quajtur të papranueshme identifikmin etnikisht të çdo grupi të armatosur, ndërsa është shprehur se gjuha e urrejtjes due t’i lërë vend angazhimit dhe prespektivës euroatlantike të Maqedonisë.

Megjithatë, Bushati ka lënë të nënkuptohet se tashmë Maqedonia nuk do të ketë vetëm votën kundër të Greqisë në kërkesën e saj për anëtarësim në NATO, por edhe të Shqipërisë. Kreu i MPJ-së shqiptare tha se në takimin e rradhës të NATO-s që do të zhvillohet në Turqi, do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor. Maqedonia si një vend i cili aspiron anëtarësimin në këtë organizatë, sipas Bushatit duhet të zbatojë në çdo gërmë Marrëveshjen e Ohrit, një kërkesë jo vetëm e Shqipërisë, por si nevojë për stabilitetin e këtij shteti.

Lexo edhe:Vriten 5 shqiptarë në Maqedoni, mes tyre një vajzë 8 vjeçe. “UÇK” merr përgjegjësinë e përleshjes me Policinë e Maqedonisë


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati do të mbajë sot në orën 18:00 një konferencë për shtyp në lidhje me situatën në Maqedoni.

MPJ ka dënuar më herët aktet e dhunës në Kumanovë të Maqedonisë dhe ka bërë thirrje për qetësi.

“Ministria e Punëve të Jashtme e RSH është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar, me pasoja të rënda në jetë njerezish, dëmtime të pronës dhe rendit publik. Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzik të mëtejshëm të situaës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë. Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është esenciale për stabilitetin demokratik dhe busull orientuse për rrugëtimin Euro-Atlantik të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img