Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bushati bën deklaratën e fortë: Vota mbrohet me armë. Pjerin Xhuvanin sot e vrau Edi Rama. Nëse do kishte SPAK dhe jo b*thë lëpirësa, atëherë ai do ishte në...

Shkruar nga Newsbomb
Bushati bën deklaratën e fortë: Vota mbrohet me armë. Pjerin

Analisti Andi Bushati ka thënë sot në “Open” se Pjerin Xhuvanin sot e vrau Edi Rama.

Kjo sipas tij sepse Rama dhe rilindja e la të lirë atë edhe pas denoncimeve të 14 marsit nga PD, pas sherrit në Ditën e Verës në Elbasan.

Bushati tha se PS i lë të lirë këta eksponentë sepse i do për të mbledhur vota dhe karta identiteti. Sipas tij ne në Shqipëri mund të kemi zgjedhjet të lira dhe të qeta, por ndonjëherë vota mbrohet edhe me armë.

Andi Bushati: Pjerin Xhuvanin e ka vrarë Edi Rama sepse ai do ishte në burg pasi u paralajmërua në 14 mars nëse do kishim SPAK dhe polici dhe jo bythëlëpirësa ai do ishte proceduar dhe do ishte në qeli. Po Rilindja i lë të lirë këta se i do mish për top për të mbledhur karta identiteti për të blerë vota. Vota duhet të mbrohet, ne mund të bëjmë zgjedhje shumë të qeta, model. Por kur njëra palë i vjedh dhe tjetra rri urtë atëherë nuk shkon. Por edhe me armë mbrohet vota patjetër. Nëse atje s’do kishte njerëz që vjedhin vota me mbrojtjen e policisë, s’do kishte asnjë krim në qytet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll