Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Bushati: Asnjë parti nuk e konkuron PS-në. Por s’duhet të vetëkënaqemi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

416589c8ed65b5dea2a8f08b260dd117

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se sot asnjë forcë tjetër politike nuk e konkuron Partinë Socialiste.

Në një intervistë për RTV Ora, Bushati është shprehur se fakti që PS sot s’ka konkurent nuk duhet t’i vetëkënaq socialistët, por përkundrazi. “E konsideroj PS organizatën dhe familjen time. Besoj se demokracia partiake, demokracia institucionale mund te shëndoshet me tej vetëm me një debat të hapur dhe të sinqertë. Në mendimin tim nuk ka një forcë konkurruese ndaj PS, por kjo nuk mund të na bëjë që të ndihemi të vetëkënaqur, që të mos kemi nevojë për një debat të ndershëm brenda radhëve tona”, u shpreh Bushati.

Më tej, ish-ministri ka thënë se do vazhdojë të japë kontributin e tij në Partinë Socialiste.

“Unë do të vazhdoj që të shërbej në PS. Por si për çdo forcë politike, për më tepër kur je në qeverisje nuk ke imunitet absolut për fenomenet unë kam folur. Besoj se kontributi im në PS do të vazhdojë dhe jam gjithashtu i vlerësuar për çështjet që unë kam patur pikëpyetjet e mija janë trajtuar qoftë heshturazi apo në mënyra të tjera”, shtoi ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img