Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bursat e studimit, Universiteti Mesdhetar mbështetje për 1500 familje në vështirësi ekonomike dhe maturantët ekselentë

Shkruar nga Newsbomb

Rreth 10% e numrit të studentëve  të pranuar për herë të parë në programin Bachelor  dhe Master në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, do të  financohen me bursa të kategorive të ndryshme.

Që nga themelimi I tij UMSH ka patur një politikë bursash që u ka ofruar mundësi arsimimi familje me ndihme ekonomike, jetime, femije deshmoresh, me aftesi te kufizuara .Rreth 1500 familje kanë përfituar nga kjo skemë. Sot UMSH ofron disa lloje bursash. Me Bursë të plotë  trajtohen  aplikantë nga grupet në nevojë (familje  me ndihmë ekonomike, jetimë, fëmije dëshmoresh, me aftësi të kufizuara , nxënës me mesataren 9.8-10. Gjithashtu UMSH ofron Bursë të  pjesshme Talenti  nga  ku përfitojnë  aplikantë të spikatur në konkurse , gara ose organizata të ndryshme. Bursa  e mesatares  me kuoten 1000 Euro, ku  pranohen deri në 3% e studentëve  të regjistruar për herë të parë me mesataren mbi 8.5 në shkollen e mesme.

Si aplikohet për bursë?

Universiteti Mesdhetar ka një komision të veçantë që   vendos sipas politikës dhe udhëzimit të miratuar , për numrin dhe kategoritë e studentëve që do të trajtohen me bursë.Aplikimi per bursat do te behet deri me ne fund te periudhes se aplikimeve per te dy ciklet e studimeve, dhe vendimet do te dalin per çdo rast brenda 48 oreve nga paraqitja e kërkesës. Aplikimi për bursë do jetë pjesë e paketës së regjistrimeve dhe do të plotesohet nga aplikantet . Verifikimi paraprak  është pjesë  e punës së Univeristetit Mesdhetar  të Shqipërisë , verifikim i cili do ti vihet në dispozicion në fund të çcdo ditë Sekretarisë për përpilimin e tabelës përmbledhëse.Gjatë aplikimit kandidati duhet të specifikoje për cilin grup burse aplikon dhe duhet të plotësojë dokumentacionin e kërkuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu