Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Burrit i erren sytë dhe qëllon gruan me çifte, e ngatërroi me një derr të egër që i hante perimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 64-vjeçar ka bërë gabimin e jetës, por që fatmirësisht nuk përfundoi me viktima. Ai ka qëlluar me çifte gruan e tij, pasi e ngatërroi atë me një derr të egër. Ngjarja e pazakontë ndodhi në Salerno të Italisë.

I moshuari duke folur për mediat pas ndodhisë, tha se dëgjoi zhurmë në kopshtin e perimeve dhe mendoi se mos ishte ndonjë derr i egër ose kafshë tjetër që po i dëmtonte prodhimet.

Duke qenë se nuk mund të shihte qartë në errësirë ai e ngatërroi gruan me kafshën që mendonte dhe e qëlloi duke e lënë të plagosur. Pas të shtënave ai kuptoi se në fakt kishte qëlluar bashkëshorten e tij dhe jo ndonjë kafshë të egër.

Plumbi e kapi gruan në shpatull, ndërsa pas operacionit ajo ndodhet në gjendje të qëndrueshme jashtë rrezikut për jetën. Policia nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa çiftja e gjahut mbahej me leje nga 64-vjeçari.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img