Hapësire reklamuese

Bota

Burri vritet nga një plumb që ishte qëlluar drejt tij 20 vite më parë

Shkruar nga Newsbomb
Burri vritet nga një plumb që ishte qëlluar drejt tij 20 vite

Në vitin 1905, një fermer në Teksas , Henri, u nda me të dashurën e tij Maise, e cila përjetoi shumë keq duke përfunduar në vetëvrasje.

Duke marrë këtë lajm, vëllai i saj vendos të hakmerret ndaj Henrit. Vëllai i Maise shkoi në shtëpinë e Henrit dhe e qëlloi, e më pas vrau veten, njëlloj si motra e tij.

Por, vëllai i Maise nuk jetoi për të parë se plumbi nuk e kishte kapur Henrin, në mënyrë të pabesueshme plumbi kishtë bërë rikoshet në një pemë.

Tani, 20 vite më vonë, Henri ishte duke prerë disa pemë në tokën e tij.

Një nga pemët ishtë më e madhe se të tjerat dhe nuk mund t’a rrëzonte me sëpatë. Ai vendos të përdorë dinamit dhe pema rrëzohet siç e kishte planifikuar. Por ngjarja këtu merr një tjetër kthesë, pasi kjo pemë kishtë qenë pikërisht ajo e 20 viteve më parë që i kishte shpëtuar jetën Henrit.

Pema shpërthen në mijëra copa dhe mes këtyre copave është dhe plumbi i qëlluar 20 vite më parë nga vëllai i ish-bashkëshortes së Henrit, plumb i cilli godet fermerin në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Megjithatë, askush nuk ka dalë për ta konfirmuar historinë tragjike, por as për ta provuar që është e rreme.

Historia është botuar nga mediet anë e mbanë globit në atë kohë, e u ribotua 12 vite më vonë, pasi u supozua se historia kishte ndodhur në vitin 1913.

Sondazh

Poll