Hapësire reklamuese

Bota

Burri vret ish-gruan dhe më pas veten jashtë gjykatës në Francë

Shkruar nga Newsbomb
Burri vret ish-gruan dhe më pas veten jashtë gjykatës në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në jug të Francës ku një burrë ka vrarë ish gruan e tij gjatë një gjyqi të mbajtur për ndarjen e pronave.

Çifti prej disa vitesh ishin divorcuar dhe ishin prezent në gjykatën e Palais de Justice në Montpellier.

Mediat franceze raportuan duke thënë se: “Një grua 66-vjeçare u sulmua nga një burrë 72-vjeçar që po e priste jashtë gjykatës”.

Gruaja 66-vjeçare ishte duke pritur jashtë ambientit të gjykatës në moment me armë në dorë i është afruar ish-burri dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

“Menjëherë u krijua një pellg gjaku dhe kalimtarët nisën të ulërinin, para se burri të kthente armën nga vetja e të qëllonte”.

Fabrice Belargent, prokurori publik i Montpellier konfirmonte se çifti ishin divorcuar në 2016, dhe kishin një takim në ora 14:00 ne gjykate për të diskutuar ndarjen e aseteve të tyre.

Burri, autor i vrasjes më herët  kishte precedentë të sulmeve fizike ndaj gruas gjatë kohës që ishin të martuar - tha Belargent.

72-vjeçari pasi vrau ish-guan qëlloi dhe vrau edhe veten më armë zjarri. “Ngjarja ndodhi para gjykatës së Montpellier”- shkuajnë mediat franceze.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese