Vrasja mbrëmë e një gruaje shtatzënë në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së ka tronditur të gjithë opinionin në Kosovë dhe më gjerë.
Dyshohet se viktima u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj, duke e lënë të vdekur në vend para spitalit. E lidhur me këtë akt tragjik ka pasur reagime të shumta.
Ndërkaq sot në Prishtinë do të protestohet kundër vrasjes së grave. Protestë e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Protesta pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.