Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Burri tenton të vetëmbytet te Uji i Ftohtë, kalimtarët njoftojnë policinë dhe e nxjerrin nga deti

Shkruar nga Newsbomb

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës mëngjesin e sotëm në Vlorë, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Paraprakisht bëhet me dije se ka qenë një burrë rreth 60 vjeç që ka tentuar t’i japë fund jetës dhe është futur në det. Menjëherë disa kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar pranë zonës së Ujit të Ftohtë ku ndodhej personi në fjalë.

Kur efektivët e policisë kanë mbërritur, ata kanë parë 60 vjeçarin që ishte brenda në det dhe janë futur pas tij për ta shpëtuar.

Aktualisht ky shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, as shkqet që e kanë çuar drejt aktit të rëndë, ndodhet në spitalin e Vlorës dhe po merr mjekim. Fatmirësisht nga ndërhyrja në kohë është jashtë rrezikut për jetën.

Screenshot_8.jpg

Screenshot_9.jpg

Screenshot_10.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll