Një 46 vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia, pasi gjatë një sherri me vëllanë e tij ka nxjerr armën e zjarrit. Sapo ka parë Policinë, ky shtetas e ka çmontuar pistoletën në disa pjesë dhe ka tentuar ta fshehë por është zbuluar.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale "Dhuna në familje" dhe " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t'ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.
Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Vlorës, shkruan newsbomb.al.