Hapësire reklamuese

Aktualitet

Burri nga Përmeti shkel urdhrin e mbrojtjes, rreh sërish gruan por e pëson keq

Shkruar nga Newsbomb

Një 56-vjeçar ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij por këtë herë e ka pësuar keq duke përfunduar në burg.

Policia bën me dije se, nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u arrestua në flagrancë shtetasi:

 Safet S., 56 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi:

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.S, si dhe ka shkelur urdhërin e mbrojtjes së menjëhershme, të lëshuar në datën 14.09.2017 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, për këtë shtetase.

 Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese