Meri Shehu ka ndarë me banorët e Big Brother Vip preferencat e saj për meshkujt.
Ajo tha se në këtë fazë të jetës ku ndodhet kërkon një person me këmbë në tokë, që ta ketë si shok. Teksa u pyet nga banorët nëse do të krijonte romancë me një person që nuk është mirë nga gjendja financiare, Meri u përgjigj jo.
Meri tha se do donte të kishte pranë një "mashkull te fuqishem" me pozitë. Gjithashtu Meri tha se pamja e jashtme nuk është e rëndësishme për atë.
"Të mos jetë i bukur fare, por të jetë ai njeri që mua të më balancojë", tha ndër te tjera Meri.
Meri: Nuk e besoj se dashurohem me një njeri të tillë (te varfer) në këtë moshë se nuk ka hajër në këtë muhabet. Çfarë u bëra unë, do bëj bamirësi tek njerëzit që nuk kanë lekë? Kur të bëhet i zoti le të vijë. Dua të kem një njeri që ka pozitë, një mashkull të fuqishëm, çfarë të marr unë, ta mësoj si të bëjë lekë? ..…Unë e kam kaluar atë fazë të dashurisë... Unë dua një shokun tim në jetë, një njeri që të ketë arritur diçka, të kemi çfarë flasim, mund të mos jetë i bukur fare, por të jetë ai njeri që mua të më balancojë.