Hapësire reklamuese

Rajoni

Burri i Vjosa Osmanit sulmon Vuçiç: Analfabet, mjet propagande i kasapit të Ballkanit

Shkruar nga Newsbomb
Burri i Vjosa Osmanit sulmon Vuçiç: Analfabet, mjet propagande i

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka sulmuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sadriu e ka quajtur Vuçiçin analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit.

“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.

Kjo deklaratë e Sadriut vjen pas deklaratës së Vuçiç, i cili tha se Serbia do detyrohen të marrë vendime për t’u çuar para serbëve në Kosovë, kjo pas vendimit të Kosovës për të hequr nga qarkullimi dinarin.

“Gjendja në lidhje me dinarin në Kosovë nuk është përmirësuar apo ndryshuar për mirë, përkundër përpjekjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë për të ndihmuar në situatën e vështirë të serbëve. Nuk ka të dhëna se këto vendime do të ndryshojnë. Në periudhën e ardhshme do të jemi të detyruar të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për furnizimin me para, përkatësisht pagesën e pagave dhe pensioneve për popullin tonë në Kosovë”, tha presidenti serb.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese