Burri i shkon ish-gruas në shtëpi dhe e bën për spital, me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Tiranës (NGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:25 30-03-2017 Burri i shkon ish-gruas në shtëpi dhe e bën për spital, me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Tiranës (NGJARJA)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ku një burrë ka dhunuar keq ish-gruan e tij  e cila është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori për shtetasin: D.C, 49 vjeç, banues në fshatin Gurras-Pogradec.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, sipas policisë, më datë 30.03.2017, në banesën e ish-bashkëshortes së tij shtetases Dh.Ç, 50 vjeçe, në lagjen nr 4 Pogradec, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kësaj të fundit.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka kryer këtë veprim, ka konsumuar pesticid pemësh. Për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Dhuna në familje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata i dha pafajësinë, Prokuroria apelon çështjen e Marinajt, i akuzuar se ndihmoi Mark Frrokun në një vrasje
2.2 tonë marijuanë nga Shqipëria me vlerë 20 milion euro, e zbulon qeni “Barnet” »
Article Logic
Execution time: 0.010883092880249
array(1) { ["section"]=> string(114) "burri-i-shkon-ish-gruas-ne-shtepi-dhe-e-ben-per-spital-me-urgjence-ne-gjendje-te-rende-drejt-tiranes-ngjarja-73588" }