Burri i Kim Kardashian, reperi Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA

Publikuar tek: bota, më 16:04 05-07-2020 Burri i Kim Kardashian, reperi Kanye West shpall kandidaturën për president të SHBA Kanye West dhe Kim Kardashian

Ylli amerikan i muzikës Hip-Hop, Kanye West njofton se do të garojë për president të SHBA-së këtë vit.

Njoftimin 43-vjeçari West e ka bërë Ditën e Pavarësisë dhe nëse ai nis fushatën, do të garojë kundër demokratit Joe Biden dhe presidentit aktual Donald Trump, me të cilin ka miqësi.

Fitorja e tij, gjithashtu do të thotë se ylli i “reality show” Kim Kardashian, do të bëhet Zonja e Parë e SHBA.

“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!” shkruan në Twitter këngëtari i famshëm.

Menjëherë pas këtij postimi, sipërmarrësi i famshëm amerikan, CEO i SpaceX, Elon Musk shprehu mbështetjen e tij. “Do të kesh mbështetjen time të plotë,” i shkroi Musk. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011111974716187
array(1) { ["section"]=> string(89) "burri-i-kim-kardashian-reperi-kanye-west-shpall-kandidaturen-per-president-te-shba-212911" }