Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Burri i gjyqtares së akuzuar për korrupsion për 6 mijë euro shkon në shtëpi, gjykata lehtëson masën për të dënuarin (HISTORIA e korrupsionit)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d3b248cc37b574c0ddad6a757a26345b

Ish dekani i fakultetit juridik në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, bashkëshort i gjyqtares Mimoza Margjeka, të dy të akuzuar për korrupsion, do të lërë qelinë dhe do të vazhdojë të kryejë dënimin në arrest shtëpie.

Gjykata kundër Korrupsionit vendosi sot masën lehtësuese për Carën, pas kërkesës së avokatit të tij.

Cara u arrestua në fillim të shtatorit pas një denoncimi për marrjen e 6 mijë eurove që do tia jepte bashkëshortes, në këmbim të lehtësimit të dënimit të të dënuarit Orion Bali.

Sipas hetimeve të prokurorisë, vëllai i të dënuarit Nejton Bali së bashku me Klaudjo Zhillën që ka luajtur rolin e sekserit përmes njohjeve që ka pasur me Carën dhe bashkëshorten e tij gjyqtare, janë takuar në ambientet e një hoteli në Korçë, vend ku është bërë dorëzimi i eurove. Pas kësaj, gjyqtarja do të vendoste ndryshimin e masës së sigurisë për të dënuarin nga “Arrest në burg” në një garanci pasurore.

Më shumë

spot_img