Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Burri i Ermonela Felajt fiton gjyqin për t’u emëruar PROKUROR, mblidhet KLP

spot_img

Lajme të ngjashëm

41a7d86cac6847fadbbbb330a0995637

Këshilli i Lartë i PRokurorisë (KLP) është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes socialiste Ermonela Felaj.

 

Valikaj ka fituar gjyqin për t’u emëruar prokuror pas refuzimit të dekretit në vitin 2015 nga ana e Presidentit Bujar Nishani.

“KLP mblidhet ne seance plenare sot ne oren 12.15

Ne rendin e dites, shqyrtimi i kerkeses se z. Bledar Valikaj, per ekzekutimin e vendimit te formes se prere te Gjykates Administrative te Apelit nr.309 dt. 06.02.2019.

Komisioni i Zhvillimit te Karrieres prane KLP prezanton relacionin dhe projekt-vendimi per kete rast”, thuhet në njoftimin e KLP.

Më 6 shkurt 2019 gjykata administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin nr. 2547, datë 23.05.2016 të Gjykatës Administrative të Shkalles së Parë Tiranë, me saktësimin e pikës 3 të pjesës urdhëruese të vendimit, në këtë mënyrë detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img