Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Burri i Albërie Hadërgjonajt, ish BOSS KOKAINE, arrestohet sërish në Tiranë (Ç’ka bërë këtë herë)

Shkruar nga Newsbomb
Mentor dhe Alberie Hadergjonaj

Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet famozë të dosjes “Kokaina”, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001 ka riprovuar sërish prangat.

 

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, 52-vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve i shpallur në kërkim policor pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.

I dyshuari, që mban emrin Din Gjonaj, u denoncua nga i vëllai Adem Hadërgjonaj, i cili ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë.

Sipas gazetares, Gjonaj (Mentor Hadërgjonaj) ka shkuar në ish ndërmarrjen e materialeve të prodhimit  dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.

I dyshuari gjendej nën shoqërinë e shtetasit S.K, një tjetër i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës.

“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë“ ka rrëfyer i vëllai.

Din Gjonaj dyshohet për dhunë një familje, por 52-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën.

Mentor Hadërgjonaj, nga Kosova në vitet 2000 ka pasur në dorë gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore.

Ai ka qenë edhe si ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj.

LEXO EDHE: OFL e vuri në ‘sitë’/ Kush është Arben Bërballa pjesë e grupit të bujshëm ‘Kokaina’, ku ra në pranga ish-burri i këngëtares së njohur dhe zyrtarë të lartë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll