Hapësire reklamuese

Aktualitet

Burri dhunues përndjek bashkëshorten dhe i publikon video intime në rrjetet sociale

Shkruar nga Newsbomb

Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Fier, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 27 vjeçe.

Ka qenë 27-vjeçarja ajo që ka denoncuar në polici bashkëshortin e dhunshëm. Për të mos mjaftuar dhuna psikologjike dhe fizike, 29-vjeçari kishte publikuar gjithashtu në rrjete sociale një video intime të gruas.

Uniformat blu bëjnë me dije se e reja ishte larguar nga banesa e bashkëshortit si pasojë e dhunës, dhe se kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të saj në Kosovë. Por bashkëshorti nuk e ka pranuar largimin e të shoqes. Sipas dëshmisë së saj në polici i shoqi e përndiqte ndërsa i shpërndau në rrjete sociale, një video intime.

Lexo edhe: A do të mbyllet në Shqipëri? Edi Rama i shkon TikTok-ut në zyrë në Gjermani

Rastet e dhunës ndaj grave, kërcënimet dhe shantazhet përmes publikimit të fotove dhe videove në rrjete sociale janë rritur ndjeshëm në vendin tonë.

Jo më larg se një javë, Sibela Abedini nënë e një vajze 2 vjeçe u hodh nga kati i katërt i pallatit, pasi Altin Çooku publikoi një foto intime me të nga shtrati në Tik Tok.

Sibela Abedini, Altin Coku Sibela Abedini - Altin Coku

Në fillim të janarit Bedrie Loka vrau veten me fostoksinë si pasojë e dhunës së bashkëshortit dhe bullizimit që iu bë në Tik Tok. Këto dhe shumë raste të tjera kanë në dyshim nëse Tik Tok duhet të mbyllet në Shqipëri, pasi situatat ka dalë jashtë kontrollit.

Bedrie Loka Bedrie Loka

Njoftimi i Policisë

Fier

Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", arrestohen në flagrancë, brenda 12 orëve, 2 shtetas, për dhunë ndaj familjarëve.

Dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, e përndiqte dhe i shpërndau në rrjete sociale, një video intime, Policia vë në pranga 29-vjeçarin.

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi ish-bashkëshorten, Policia vë në pranga 38-vjeçarin.

✅Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit nga një shtetase 27 vjeçe se bashkëshorti i saj kishte ushtruar sistematikisht dhunë fizike dhe psikologjike dhe për këtë arsye kjo shtetase ishte larguar tek prindërit në Kosovë, organizuan punën për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e përndiqte dhe i kishte shpërndarë një video intime të saj, në rrjetet sociale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lende e dyshuar narkotike cannabis sativa.

✅Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 38 vjeç, banues në Patos, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhuna në familje", "Përndjekja", "Dhunimi i banesës" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese