Rastet e dhunës në familje janë një fenomen i përhapur në Shqipëri. E tillë është ngjarja që raportohet të ketë ndodhur në Maliq.
Një 36-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në fshatin Zvirinë, pasi akzuohet se ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Uniformat blu njoftojnë se pas denoncimit në polici, bahskëshoprtja e 36-vjeçarit u pajis me urdhër mbrojtje.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Sondazh
Poll