Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Burgu i Grave në "Ali Dem" do zhvendoset, të dënuarat do shkojnë në Pogradec

Shkruar nga Newsbomb
Burgu i Grave në "Ali Dem" do zhvendoset, të dënuarat

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, është shprehur këtë të premte, në 8 Marsin e grave dhe vajzave, se burgu i tyre në "Ali Dem" pritet të mbyllet dhe të dënuarat mund të zhvendosen në Burgun e Pogradecit. Në këtë IEVP mobilimi përfundon brenda marsit dhe standardet e trajtimit do të jenë më të mira.

"Ky institucion ofron kushte për trajtimin e grave jo në parametrat e duhura. Nuk janë kushtet të pabanueshme, as shumë të vështira. Janë kushte optimale por jo ato që duhen të jenë. Po shikohet mundësia e lëvizjes nga ky institucion.

Është diskutuar zhvendosja në Pogradec. Atje është drejt përfundimit të mobilimit brenda marsit mbaron mobilimi i brendshëm. Plotëson të gjitha standardet e trajtimit të gjitha grave dhe vajzave të dënuara. Por do të bëhet pas amnistisë", është shprehur Manja.

Në Burgun e "Ali Demit" në Tiranë pritet të qëndrojnë vetëm gratë dhe vajzat që marrin dënime të ulta. Ministri i Drejtësisë është ndalur dhe tek ligji për amnistinë, nga i cili përfitojnë edhe shumë të dënuara gra, por që për shkak të përplasjeve politike është bllokuar.

“U bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi në Kuvendin e Shqipërisë, pa përjashtim… dhe një nga arsyet se unë pres ditën kur ta fusim në rendin e ditës (amnistinë), ka të bëjë me votën që duhet të marrë, jo thjesht 84 vota.

Unë kam thënë se ky ligj, amnistia, që ka 4 vjet që nuk është bërë të marrë votën e të gjithë deputetëve. E kam thënë që ditën e parë, nëse problemi është ai amendament, ne kemi deklaruar, jemi të gatshëm të tërhiqemi, sepse nuk ka qenë në versionin fillestar të amnistisë", ka vijuar Ulsi Manja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Lajmet e fundit

Zbulo më shumë artikuj

Hapësire reklamuese

op
ed