Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Burgosja e Presidentit, situata del jashtë kontrollit në Afrikën e Jugut, 117 persona të vdekur dhe 25.000 trupa gati për të zbarkuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas disa ditësh trazirash në Afrikën e Jugut qeveria ka vendosur që të zbarkojë në zonë 25.000 trupa.

Vendosja e trupave ushtarake për të neutralizuar trazirat e fundit të shkaktuara në vend pas arrestimit të Presidentit, Jacob Zuma, do të ishte më i madhi prej vitesh.

Të paktën 117 persona kanë humbur jetën dhe 2.000 të tjerë janë arrestuar gjatë këtyre ditëve në trazirat më të këqija të Afrikës së Jugut në vite.

Qindra dyqane dhe biznese janë plaçkitur dhe qeveria bën me dije se po vepron për të parandaluar mungesat e ushqimit.

Sipas mediave të huaja mësohet se qytetarët po armatosen dhe po formojnë grupe vigjilente për të mbrojtur pronën e tyre.

Më shumë se 200 incidente plaçkitjesh dhe vandalizimi u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i trupave të dislokuar u dyfishua në 5,000.

Protestat filluan javën e kaluar pasi Zuma u dorëzua në polici për të vuajtur një dënim 15-mujor për shpërfillje të gjykatës.

Mbështetësit e Presidentit reaguan furishëm ndaj burgosjes së tij, duke bllokuar rrugët kryesore dhe duke bërë thirrje për një mbyllje për të kërkuar lirimin e tij.

Më shumë

spot_img
spot_img