Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Burgimi përjetë i “Kasapit të Ballkanit”, Joe Biden: Gjykim historik, parandalon mizoritë e ardhshme kudo në botë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiç, i cili është përgjegjës për vrasjen e 8 mijë njerëzve në masakrën e Srebrenicës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi vendimin e Hagës si një gjykim historik, duke u shprehur se ata që kryejnë krime, do të mbajnë përgjegjësi.

Sipas Biden, ky vendim përforcon vendosmërinë e përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë.

“Pothuajse 26 vjet më parë, Ratko Mlladiç urdhëroi ekzekutimin e rreth 8,000 burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë. Ai gjithashtu udhëhoqi një rrethim brutal shumë-vjeçar të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë krime të tjera. Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë konfirmoi sot dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ky verdikt historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai vendim gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë”, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë.

Për rastin ka reaguar dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se ky vendim sjell paqe për viktimat dhe familjet e tyre.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img