Hapësire reklamuese

Aktualitet

Burg për Xhemal Lokën, dëshmia: I thoja Bedries të mos dilte vetëm nga shtëpia

Shkruar nga Newsbomb
Burg për Xhemal Lokën, dëshmia: I thoja Bedries të mos dilte

Gjyakta e Durrësit ka caktuar masën arrest në burg për Xhemal Lokën, bashkëshortin e 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila vrau veten disa ditë më partë duke konsumuar fotoksinë.

45-vjeçari akuzohet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes dhe e kërcënoi në sy të një prej fëmijëve me thikë.

Ndërkaq gjatë seancës gjyqësore sot, Xhemal Loka ka mohuar akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes.

Por ai ka pranuar se ka pasur zënka në çift si çdo familje, por jo deri në pika ekstreme. Xhemali ka kërkuar masë më të butë nga organet përkatëse, pasi sipas tij ka katër fëmijë në ngarkim.

Ai tha gjithashtu se i kishte kërkuar Bedries të mos dilte e pashoqëruar nga banesa, dhe sipas tij, djali e kishte gjetur në orën 5 të mëngjesit në celular.

“Nuk jam dakord me akuzën e prokurorit. Më janë bërë kërcënime nga njerëzit e gruas. Lidhur me Tik-Tokun e kam falur gruan dhe ja kam thënë këtë. Më kanë marrë në telefon anonim në Greqi e më kanë kërcënuar. Nuk e di cili ka qenë. I kam thënë kur të dalësh nga shtëpia merr një nga fëmijët me vehte. Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë më vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim”, ka deklaruar Xhemal Loka.

LEXO EDHE: “Edhe vajza piu helm si e ëma”, vjehrra e Bedries mbron me zell Xhemalin

Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në më shumë se një rast e ka kërcënuar me vdekje dhe në prani të fëmijëve.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Pas arrestimit Loka ka deklaruar se bashkëshortja u vetëvra për shkak se nuk përballoi bullizmin në rrjetin social TikTok.

Burime për mediat bëjnë me dije se në datën 3 janar, kur Bedrie Loka ndërroi jetë në spital pa pasur një konflikt mes vëllezërve të saj dhe bashkëshortit, Xhemal Loka, i cili aktualisht ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar më herët 41-vjeçaren.

Konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të morgut të QSUT-së, ku mësohet se vëllezërit donin ta merrnin trupin e të ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike. Pavarësisht kërkesës së familjarëve të saj, trupi i 41-vjeçares u varros nga familja e bashkëshortit të saj. Konliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedreis ka qenë e hershme.

LEXO EDHE: “Mirë mo mami, mirë se e qep unë”, biseda e fundit e Bedrie Lokës me vajzën

Sipas asaj që është bërë me dije për mediat familja e Sanije Lokës nga Peshkopia (vjehrra e Bedries), nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër.

Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Kjo kërkesë është bërë dhe shkaku i shumë debateve në shtëpinë e Bedries. Sa herë që i shoqëi kthehej nga kurbeti nisnin sherret deri në dhunën fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder.

Gjithashtu, mësohet se në banesën e 41-vjeçares ishin vjedhur rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori këto para.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Janar. Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, pasi i uroi ditëlindjen vajzës së saj më 2 Janar, ditën tjetër piu fotoksinë.

Ajo humbi jetën në spital. Kjo ngjarje e rëndë u bë publike për mediat më 5 Janar dhe fillimisht u shit si një vetëvrasje për shkak të bullizimit në “TikTok”.

Kanë qenë vëllezërit e viktimës ata të cilët thanë se përgjegjës për vrasjen e motrës së tyre është bashkëshorti. “Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai më herët.

Dy ditë më parë, në prangat e bluve të Durrësit ra bashkëshorti i Bedries, Xhemal Lokën. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij dhe sapo ishte kthyer nga Greqia e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë. Kjo gjë ka ndodhur në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë para hetuesve ky shtetas i ka qëndruar variantit të vetëvrasjes për shkak të bullizimit të saj në rrjetet sociale Tik Tok dhe ka mohuar akuzat se e ka shtyrë ai drejt vetëvrasjes. “Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”, deklaroi ai.

Gjithashtu lidhur me rastin ka reaguar nëpërmjet një njoftimi zyrtar  edhe Prokuroria e Durrësit. Sipas Prokurorisë, burri i 41 vjecares ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik dhe që dyshohet të kenë çuar të ndjerën në vetvrasje“, theksohet nga ana e prokurorëve.

Mësohet se gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e çiftit nga ana e bluve, është gjetur një armë në kotecin e pulave bashkë me mbi 100 fishekë, të mbështjella me peshqir. Bazuar dhe në dëshmitë e deritanishme, Prokuroria i kërkoi Gjykatës t’i caktohet masa e “arrestit me burg” 45 vjeçarit Xhemal Loka.

Reagimi i Prokurorisë:

Sipas prokurorisë më datë 05.01.2024, është regjistruar procedimin penal nr. 26, të vitit 2024 për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pasi më datë 02.01.2024, në Sallën Operative të Stacionit të Policisë Manzë, Durrës, ka mbërritur njoftimi se shtetësja B. L., ka konsumuar lëndë të dyshuar fotoksinë në banesën e saj dhe është dërguar me urgjencë nga familjarët e saj fillimisht në Spitalin Rajonal Durrës e më pas në Qendrën Spitalore Tiranë”.

Me marrjen dijeni për sa më sipër, është realizuar këqyrja e banesës së familjes ku jetonte e ndjera, ku “në katin e parë të banesës janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik të dyshuar fotoksinë, të cilat dyshohet se i ka konsumuar kjo shtetase.

Pavarësisht faktit se gjendej e shtruar pranë Qëndrës Spitalore Universitare (QSU) “Nënë Tereza” Tiranë dhe nën kujdesin e mjekëve, më datë 03.01.2024, shtetësja B.L. ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore.

Menjëherë më pas, ky material hetimor është regjistruar si procedim penal dhe nën drejtimin e prokurorisë është bërë e mundur kryerja e veprimeve hetimore nga policia gjyqësore mbi bazën e të cilave u krye ndalimi i të dyshuarit Xh.L., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “shkaktimi i vetëvrasjes”, kryer në dëm të shtetases B. L., parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së municioneve luftarake, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal;

Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik  dhe që dyshohet të kenë cuar të ndjerën në vetvrasje.

Gjithashtu, bazuar në këtë dinamikë të evidentimit të faktit penal të ndodhur, më datë 06.01.2024, është kqyrur banesa e familjes Loka, ku rezultoi se “në kotecin e pulave në anën jugore të  banesës … gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër, pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”, si dhe “në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik.

Për sa më sipër nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është kërkuar të vleftësohet si i ligjshëm ndalimi i këtij shtetasi dhe të caktohet ndaj tij masa e sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Lidhur me kallëzimin penal të të ndjerës B. L.,rezulton të jetë regjistruar procedim penal për veprën penale të “Falsifikimit kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal dhe hetimet për këtë procedim vazhdojnë.

Duke e mirëkuptuar interesin e mediave për informimin e publikut, organi i akuzës kërkon angazhimin e tyre për të mos arritur në konkluzione bazuar mbi informacion të paverifikuar, me qëllim që të mos cenohet hetimi i ngjarjes, si dhe parimi i sigurisë publike në raport me familjarët e viktimës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese