Hapësire reklamuese

Aktualitet

Burg për të arrestuarin e vrasjes së Arben Bilalit, DETAJE: U kap nga kamerat duke larguar një pistoletë nga vendngjarja

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën 'arrest me burg" për Arben Xhetanin.

47 vjeçari u arrestua dje si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Arben Bilali, në janar të këtij viti.

Mësohet se Xhetani është filmuar duke larguar nga vendngjarja një pistoletë. Dyshohet se pistoleta mund të jetë e autorëve por edhe e viktimës.

Nga ana tjetër Xhetani e ka mohuar lidhjen me pistoletën. Sakaq, 47 vjeçari rezulton të jetë filmuar nga 4 kamera.

Kujtojmë se Arben Bilali u vra tek dera e banesës së tij, më 30 janar në zonën e Selitës në Tiranë. Më herët ish policit i janë ekzekutuar në atentate edhe dy vëllezërit e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu