Hapësire reklamuese

Aktualitet

Burg për për shkelësit e ligjit gjatë fatkeqësisë natyrore, Rama: Gati ndryshimet në Kodin Penal dhe Rrugor, paketa e zgjeruar financiare do jetë gati në…

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_319965" align="alignnone" width=""]Kryeministri Edi Rama[/caption]

Kryeministri Edi Rama njofton për ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor për ndëshkimin me heqje lirie të shkelësve gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Rama thotë se dënimi me heqje lirie dhe heqja e patentës për “të pabindurit” do të kthehet në normë, pasi maxhoranca t’i drejtohet Parlamentit për ndryshimet në Kodin Penal dhe Rrugor.

Rama gjithashtu njofton për prezantimin e paketës së zgjeruar financiare në datën 15 prill.

“Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t'i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Penal & Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari.

Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt.

Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave.

Lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në kuvendin e shqipërisë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.