Hapësire reklamuese


Aktualitet

Burg për dy të arrestuarit që trafikuan vepra arti nga Greqia me vlerë 1.5 milionë €

Shkruar nga Newsbomb
Burg për dy të arrestuarit që trafikuan vepra arti nga Greqia me

Burg për dy personat të cilët ishin pjestarë të një grupi kriminal dhe trafikonin vepra të artit dhe të kulturës, kanë rënë në prangat e policisë së Fierit.

Shpetim Kalemi dhe Pandeli Petani u arrestuan nga policia e Fierit, pasi gjatë kontrollit iu sekuestruan piktura dhe ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove.

Pas dia muajve hetime, policia ra në gjurmën e dy persona dhe gjatë kontrollit në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera.

Dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro, si dhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Gjyqtare e çështjes eshte Miranda Nakaj, prokuror Elvis Alliaj. Ndërsa në seancën e zhvilluar i pandehuri Shpetim Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit e sendeve duke mohuar akuzat.

Edhe pas mbrojtjes, gjyqtaria Miranda Nakaj pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur “Arrest me burg” për të dy të arrestuarit.

Në perfundim të seancës avokati Ermal Hamataj ka pohuar se e gjitha eshte nje shoë që ka nisur nga Drejtoria  e Policisë Fier duke dënuar persona te paarsimuar, në kushte ekstreme të varfërisë që nuk dinë vlerën e ikonave e jo më të merren me trafikimin e tyre.

Fjala e avokatit mbrojtes se Shpetim Kalemit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese