Kryeministri Edi Rama kohët e fundit ka rënë pre e një lajmi të rrem, të cilën e përsëriste shpesh në public, duke thënë se në Zvicër do bënin 3 vite burg ata që ngrohen me mbi 19 °C.
Rama thotë se ky lajm nuk është përhapur nga ai, por nga mediat franceze, teksa poston edhe dy linqe ka ku kryeministri ka parë lajmin.
“Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë po nga vetë mediat zvicerane.
Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim median zvicerane. Tani po bashkëngjis një postim kuptimplotë pas bashkëbisedimit publik dhe dy nga shumë linqet e lajmit në fjalë!
Jam i bindur që e bëni vetë dallimin mes kujt ka respekt për të vërtetën e për publikun dhe kujt burimet e informimit i përdor për helmimin masiv të publikut!” shkruan Rama në postimin e tij.