Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Burg kush mban dy partnerë, pastori: Ligj i domosdoshëm për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Burg kush mban dy partnerë, pastori: Ligj i domosdoshëm për

Pastori Paulin Vilajeti folit sot lidhur me ndryshimet në kodin penal për bigaminë.

Sipas projektligjit të hedhur për diskutim mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, pastori Paulin Vilajeti tha se martesa është një dhuratë dhe si e tillë duhet respektuar. Për pastorin ndryshimet në kodin penal për bigaminë janë të domosdoshme për një vend si Shqipëria, ndërsa thotë se do të ishte i lumtur nëse ndryshimet hyjnë në fuqi, e për rrjedhojë të aplikohen në vendin tonë.

Sipas pastorit, disa njerëz nuk ndalojnë kurrë, nëse nuk kanë një ligj që i kufizon. “ Ligji nuk është i keq. Duhet të jetë shteti që duhet të ndjekë ligjin”, tha pastori.

Pastor Paulin Vilajeti: Nuk besoj se një ligj e mbron martesën. Unë besoj se martesa është një dhuratë nga perëndia dhe kur njerëzit ecin me Zotin, ata e dinë si duhet të jetë martesa. Bibla thotë “aty ku nuk ka ligj, nuk ka shkelje”. Mendoj se është bërë problem në shoqërinë shqiptare duke u përdorur varfërinë e njerëzve, njerëz që kanë para…

është i domosdoshëm në Shqipëri dhe shton se është i lumtur nëse kjo do të bëhet Unë mendoj se ky ligj është i domosdoshëm në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur kjo që duhet të bëhet. Disa njerëzve duhet të ju çosh ligjin tek dera e shtëpisë, nëse nuk e kanë, nuk dinë kurrë të ndalojnë. Besoj se duhet të ketë një ligj për të parandaluar këtë lloj gjëje që po shohim ditë për ditë. Ligji nuk është i keq. Duhet të jetë shteti që duhet të ndjekë ligjin. Kur është ligji, është një hap.

© Video Credits: Tv Klan

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese