Hapësire reklamuese

Bota

Burg dhe deportim për dy shqiptarët e kapur me kanabis në Britani

Shkruar nga Newsbomb

Dy shqiptarë të arrestuar me akuzën e kultivimit të kanabisit në Britaninë e Madhe rrezikojnë burgun dhe deportimin nëse shpallen fajtorë.

Anest Samurri, 36 vjeç, dhe Elidijon Vukza, 30 vjeç u arrestuan gjatë një aksioni të policisë britanike në një banesë tre katëshe në rrugën Ëestbury, Thornaby. Gjatë ndalimit në flagrancë, njërit prej shqiptarëve iu gjetën plot 1,170 paund.

Policia zbuloi në godinë 90 bimë kanabis sativa të mbjella në vende të ndryshme si dhe një sërë mjetesh të tjera pune që tregonin se shqiptarët kishin planifikuar të zgjeronin kultivimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese