Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bulqizë/ 1000m nën tokë zbulohet vaska më e madhe deri tani me Hidrogjen, çuditen shkencëtarët

Shkruar nga Newsbomb

Një hapësirë e madhe hidrogjeni është zbuluar nga shkencëtarë e inxhinierë të huaj në masivin e një miniere kromi në Bulqizë, në Shqipëri. Në artikullin e publikuar prej tyre në revistën “Science”, hulumtuesit e një skuadre shkencore ndërkombëtare kanë dhënë shifra për një shkallë jashtëzakonisht të lartë të shfrytëzimit të hidrogjenit, të paktën 200 tonë në vit. Është shkalla më e lartë e regjistruar e shfrytëzimit të H2 natyror deri më sot. Grupi i shkencëtarëve ka dërguar shembujt e marrë të gazit në Galeri në laburatorin ISTerre në Grenoble, Francë, dhe pasi kanë dalë rezultatet, kanë nxjerrë e publikuar edhe konkluzionet e këtij masivi të madh gazi hidrogjen natyror.

Matjet sipas asaj që kanë publikuar shkencëtarët janë bërë 1000 metra në thellësi në minierën e kromit në Bulqizë, AlbChrome ltd. Imazhet e sjella nga Laurent Truche, tregojnë një grup të madh studiuesish që janë thuajse të entuziazmuar nga ky zbulim.

Por si arritën deri tek zbulimi? Duke kaluar në galeritë e Albcrome në Bulqizë, shkencëtarët vunë re se një nga shfaqet fizike që tradhtonte për praninë e gazit ishte një “pishinë” brenda galerisë, e kthyer gati një jacuzzi, prej 30 metrash katrorë, me hidrogjen të pastër (84% sipas vëllimit).

Sipas asaj që kanë botuar në revistën Science, ky shfrytëzim natyror i konsiderueshëm ngre pikëpyetje për origjinën e hidrogjenit dhe nëse ka ndonjë perspektivë ekonomike potenciale në të ardhmen.

Vaska e zbuluar nen toke Vaska e zbuluar nen toke

Vitet e fundit, është rritur mjaft interesi për hidrogjenin natyror apo gjeologjik për shkak të potencialit të tij si burim kryesor i shfrytëzueshëm i energjisë.

Studiuesit në dokument tregojnë se edhe pse rrjedhja e evidentuar është minimale krahasuar me prodhimin global të hidrogjenit, (100 milionë tonë në vit), ka të dhëna për praninë e një rezervuari të thellë. Operacionet në minierë kanë treguar shpërthime të hidrogjenit në disa pika të lokalizuara.

Ky zbulim hedh themelet për modelet e reja të eksplorimit të hidrogjenit natyror. Miniera e kromit në Bulqizë, duke ofruar qasje direkt në sipërfaqe, është një mjet shkencor kyç për studimin e sistemit të hidrogjenit dhe për të kuptuar kushtet e formimit të këtij gazi në atë zonë.

Vendi ne Bulqize ku eshte zbuluar vaska Vendi ne Bulqize ku eshte zbuluar vaska

Studimi tregon se rezervuarët e hidrogjenit janë të një cilësie të lartë. Por ata shkruajnë se është ende herët për të thënë nëse hidrogjeni natyror do të marrë një vend të rëndësishëm në përzjerjen globale të energjisë, apo nëse do të jetë vetëm një kuriozitet.

“Jemi duke dërguar një mesazh për më shumë kujdes për të frenuar pasionin që padyshim do të stimulohet nga zbulimi ynë. Ndërsa eksplorimi i hidrogjenit gjeologjik kërkon përpjekje të mëdha shkencore, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm për ndikimin e mundshëm në mjedis” shkruhet në raportin e tyre botuar në revistën Science.

Masivi i Bulqizës, sipas dokumentit, shtrihet në një sipërfaqe të gjerë prej 370 km2 dhe përfshin 400 vende të njohura të nxjerrjes së mineralit të kromit. Depozita e kromit Bulqizë Batra shtrihet në një gjatësi prej 4.5 km dhe një gjerësi që varion nga 1,2-1,5 km.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese