Hapësire reklamuese

Politikë

Bulqiza pa kryetar në prag të zgjedhjeve, Qeveria shkarkon Lefter Allën pas arrestimit nga SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Bulqiza pa kryetar në prag të zgjedhjeve, Qeveria shkarkon Lefter
Kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla është shkarkuar këtë të premte nga posti. Edhe pse është arrestuar prej ditësh nga SPAK për shkelje në tenderat e Bashkisë, shkarkimi i tij nga Qeveria shqiptare është bërë vetëm sot, më 24 Mars. Vendimi i mbledhjes së Këshillit të Ministrave mban firmën e zv/kreyministres Belinda Balluku dhe në arsyetim thuhet se shkarkimi nga detyra vjen "për shkak të shkeljeve të rënda". Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare. Sipas SPAK, vlera e tenderit për të cilën akuzohet Lefter Alla kap shumën e 322.439.000 lekëve të reja, me afat kohor 10 mujor. Arrestimi i kryebashkiakut socialist vjen afro dy muaj para zgjedhjeve vendore të cilat do të mbahen në 14 maj. Lefter Alla akuzohet se favorizoi një kompani  për ndërtimin e ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, duke shkaktuar dëm të konsideruar në buxhetin e shtetit. Punimet janë kryer nga kompania, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

V E N D I M PËR

SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA

Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu