Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Bullizuan vajzën e vogël, Dafina Zeqiri “shpërthen” ndaj batutës së gabuar të Albi Nakos dhe Erjona Rusit: Keni nevojë për ndihmë!

Shkruar nga Newsbomb

Dafina Zeqi ka reaguar e revoltuar ndaj sjelljes Albi Nakos dhe Erjon Rusit, të cilët bullizuan vajzën e vogël, pjesë e emisionit “T’ka mami yll”, duke e pyetur nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Këngëtarja i është drejtuar gazetares Rusi, duke shkruar: “Të gjithë këto hashtags dhe bullizon një fëmijë. Seriozisht e ke?”.

Ndërkohë nuk ka hezituar të etiketojë edhe Albi Nakon, duke u shprehur me ironi se ka nevojë për ndihmë: “Së pari televizionet të cilët i japin rast personave si ti me pas një vend në juri dhe me i bullizu fëmijët, femrat e tjerë është e tmerrshme. Ti ke nevojë për ndihmë. Kërkush tjetër”.

Më herët Rusi i ka kërkuar falje famijes dhe Lianës, duke e quajtur batutë të gabuar atë në emission.

“Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrësesi bullizëm”, ka thënë Erjona Rusi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese