Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bullgaria, shteti më i shqetësuar për platformën e shqiptarëve në Maqedoni: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5bff655f74220f2e062e56d249fde23e

Që prej ditës kur partitë shqiptare në Maqedoni paraqiten platformën e tyre për të hyrë në Qeverinë e re, në shtetin që laget nga deti i Zi, Bullgaria, ka nisur një fushatë kundër saj.

Politikanë, deputetë dhe zyrtarë të vendit fqinj me Maqedoninë kanë kritikuar këtë platformë që sipas tyre çon në ndarjen e vendit.

I fundit që ka folur kundër kërkesave legjitime të shqiptarë është ish-kreu i Inteligjencës bullgare, gjenerali Kircho Kirov. Gjatë një interviste për Radio Focus, Kirov ka thënë se “promovimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë Maqedoninë është pjesë e procesit të ndarjes dhe ekzistencës së këtij shteti”.

Sipas tij, ky proces në të cilin ka hyrë Maqedonia, do të ndikojë në stabilitetin e rajonit.

“Ne jemi dëshmitarë të krjimit dhe faktorizimit të shqiptarëve etnik në tre territore të ndryshime nën menaxhimin e Tiranës. Ky faktorizim është pjesë e qëllimit për një shtet të bashkuar (shqiptar). Skenari më i keq është ndryshimi i kufijve në pjesën jugperëndimore të Ballkanit dhe unë besoj se shqiptarët po lëvizin fort në këtë drejtim, duke përdorur eksperiencën e fituar nga rënia e ish-Jugosllavisë”, theksoi zyrtari bullafar.

Për Kirov, faktori ndërkombëtar duhet të ndërhyjë për të zbrapsur grupet etnike shqiptare dhe të ndalojë aksionet ushtarake dhe separatiste.

Lexo edhe: Frikë nga një marrëveshje e minutës së fundit Gruevski-Ahmeti, Zoran Zaev takon ambasadorin e Shqipërisë

Balkan_Map_New_Model_Map.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img