Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Bullgaria nuk heq dorë nga bllokimi i negociatave, s’ka datë për Maqedoninë; por penalizohet dhe Shqipëria

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bullgaria nuk lëshon pe. Në Këshillin e Punëve të Përgjithshme ka këmbëngulur sërish për bllokimin e fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Burime diplomatike për median MIA, njoftojnë se debati për zgjerimin në takimin e ministrave në Luksemburg ka qenë intensiv në këtë temë. Sofjes i është thënë se kritikat në adresë të saj për këtë bllokim janë të shumta.

Përfaqësuesi bullgar në takim, ka thënë se “BE nuk e kupton thellësinë e problemit midis Shkupit dhe Sofjes”, se “kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane” dhe se “Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”, shkruan Alsat, raporton Newsbomb.

Sidoqoftë diplomatët evropianë ankohen se Bullgaria nuk mund të japë ndonjë garanci se do të zhbllokojë veton me një qeveri politike.

Vendet anëtare që mbështesin zgjerimin, edhe para takimit, janë deklaruar “pro” fillimit të negociatave duke ftuar BE-në të mos i marrë parasysh kontestet bilaterale. Gjermania mendon se BE-ja duhet patjetër të bëjë diçka në këtë drejtim.

Ministri Michael Roth tha sot se Europa duhet “t’i përmbushë detyrimet ndaj Shqipërisë sa më shpejt”. Ky bllokim ndaj Maqedonisë së Veriut ndikon edhe në vendimin për Shqipërinë, pasi ministrat europianë kanë thënë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë një datë të përbashkët.  

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img