Bullgaria nuk ka lejuar që avioni i ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, të kalonte mbi hapësirën e saj, duke detyruar kështu që pilotët të ndryshonin rrugën dhe të kalonin nga Greqia për të arritur në Maqedoninë e Veriut, aty ku dhe po mbahet Samiti i OSBE.
Bullgaria ka penguar këtë kalim, për shkak të pranisë në avion e zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakhova, e cila është sanksionuar nga BE.
Në një reagim zyrtar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, e ka quajtur këtë vendim të Bullgarisë si “absurd”.
Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila është e sanksionuar nga BE, tha se prania e saj në bordin e avionit ishte arsyeja që Bullgaria nuk lejoi që avioni me të cilin ajo dhe Lavrov po udëhtonin të mos kalonte mbi hapësirën e tyre.
"Marrëzia keqdashëse e Rusofobëve arriti në atë pikë sa, për herë të parë në historinë tonë, autoritetet zyrtare ndaluan jo një aeroplan, por një person në atë aeroplan", tha ajo.
Ndërkohë, deri më tani lidhur me këtë nuk ka ardhur asnjë reagim nga autoritetet bullgare.