Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Bullgaria dhuron 150.000 vaksina anti-Covid për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfitojnë Shqipëria dhe Kosova

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bullgaria do të dhurojë rreth 150.000 doza të vaksinës anti-Covid për fqinjët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan newsbomb.al. Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri vendas i Shëndetësisë Stoicho Katsarov.

Katsarov tha se vendi ka rënë dakord për marrjen e rreth 13 milion -14 milion doza vaksinash nga skema e furnizimit të BE, deri në fund të vitit dhe mund të përballojë të ndihmojë vendet e tjera.

“Ideja është të shpërndahen deri në 150.000 doza midis vendeve tona fqinje të Ballkanit Perëndimor,” u tha Katsarov gazetarëve, duke shtuar se Sofja ka marrë kërkesa nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja.

“Nevojat tona janë mbuluar plotësisht kështu që nuk ka asnjë rrezik që Bullgaria të mbetet pa vaksina,” ka thënë ministri bullgar, shkruan newsbomb.al.

Ministri vendas i Shëndetësisë Stoicho Katsarov, tha se ai pret të marrë një përgjigje të Premten nga Komisioni Evropian se si saktësisht duhet të procedojë vendi dhe nëse mund të dhurojë ose të shesë dozat.

Sipas tij, Bullgaria do të dhurojë kryesisht vaksina AstraZeneca, edhe për shkak të interesit të ulët për to në këtë vend.

Javën e kaluar Presidenti Rumen Radev tha se, Sofja ka në plan të dhurojë një sasi të konsiderueshme vaksinash për Maqedoninë e Veriut, si një lëvizje që mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara mbi veton e Bullgarisë për në fillimin e negociatave të Shkupit me BE.

//NEWSBOMB.AL

Më shumë

spot_img
spot_img