Hapësire reklamuese

Politikë

“Bujqësia ka marrë fund”, Rama u drejtohet komentuesve të facebook-ut: Jeni “out”! Sot punohet dyfishi i tokave në krahasim me 2013-ën

Shkruar nga Newsbomb
“Bujqësia ka marrë fund”, Rama u drejtohet komentuesve

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për fermerët u është përgjigjur edhe komentuesve të facebookut, të cilët i thonë se bujqësia ka marrë fund.

“Jeni out”, u është drejtuar Rama atyre, teksa ka shtuar se në Shqipëri sot punohet dyfishi i tokave në krahasim me vitin 2013.

“Sot kemi një rritje të eksporteve bujqësore në krahasim të disa viteve më parë. Atyre që bëjnë komente në Facebook se bujqësia ka marrë fund, u them që jeni out. Nuk dini se për çfarë flisni.

Mjafton të shohim faktet, shohim eksportet. Rritja e përvitshme e eksporteve tregon vetë. Eksportet rriten se rritet prodhimi. Rriten se rriten kapacitetet tregtuese të vendit. Mjafton të shohim tokën që punohet. Në 2013 punoheshin 120 mijë hektarë, ndërsa sot punohet 250 mijë hektarë. Si dhe pse e punojmë kaq shumë? Sepse kemi investuar fuqishëm në 230 mijë hektarë. Pse nuk punohej toka deri disa vite më parë, sepse nuk kishte as ujë dhe as kullim.

Tjetra që është e rëndësishme, digat, të lëna në mëshirë të fatit. Sot jemi në kushtet kur kemi 40 diga të rehabilituara. 80 km argjinatura mbrojtëse të rehabilituara. Fondi në bujqësi për vitin 2022 do të jetë i pakrahasueshëm me atë të vitit 2021, e jo më me ato të disa viteve më parë. Kërkohet që të konceptohet si duhet projekti se si do të hidhen paratë”, tha kryeministri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.