Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bujar Spahiu pret Metën në selinë e KMSH, Presidenti e uron për mandatin e dytë

Shkruar nga Newsbomb
Bujar Spahiu pret Metën në selinë e KMSH, Presidenti e uron

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka pritur këtë të martë në seli ish-presidentin Ilir Meta, i cili mësohet se e ka uruar atë për rizgjedhjen edhe për një mandat të dytë në krye të institucionit të rëndësishëm.

"Në fjalën e tij, z. Meta, e uroi kryetarin Spahiu për rizgjedhjen në krye të institucionit për një mandat të dytë dhe vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në ruajtjen dhe promovimin e vazhdueshëm të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në vendin tonë.

Sipas z. Meta, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, historikisht ka qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare. Më tej, ai shprehu edhe urimet për muajin e bekuar të Ramazanit në të cilin ndodhemi", thuhet në njoftimin e KMSH.

Ndërsa kryetari Spahiu, pasi e falenderoi Metën për vizitën dhe urimet, e vlerësoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar karshi institucionit në rrugëtimin e tij. Po ashtu, ai i shprehu vendosmërinë e tij në ruajtjen e vlerave tona tradicionale që na karakterizojnë në marrëdhënie me komunitetet e tjera fetare.

Bashkëbisedimi ndërmjet tyre vijoi më tej mbi tematika të ndryshme të aktualitetit të vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese