Hapësire reklamuese

Politikë

Bujar Sheshi spiun i Sigurimit, Luan Rama: Rast skandaloz i shkeljes së ligjit nga Arta Marku

Shkruar nga Newsbomb

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama reagon në lidhje me skandalin e prokurorit të KLP-së Bujar Sheshi, i cili rezultoi me të kaluar si spiun në Sigurimin e Shtetit.

Rama thotë se ligji e ndalon një gjë të tillë, që anëtarët e KLP-së të kenë qenë bashkëpunëtorë apo të favorizuar të ish Sigurimit të Shtetit, dhe sjell në vëmendje reagimin e prokurores së Përgjithshme Arta Marku, e cila u shpreh se verifikimi në AISSH nuk ishte kriter.

“Vërtetë mendon kështu zonja me mandat të përkohshem e zgjedhur për të kryer detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm?! Vërtetë nuk e di ajo se ligji ia ndalon një ish-bashkëpunëtori të Sigurimit të Shtetit që të zgjidhet në organet e qeverisjes sē sistemit të drejtësisë?! Apo bën sikur nuk e di?!”, shkruan Rama.

Reagimi i plotë:

Integriteti i dyshimtë i reformës në drejtësi dhe fallsiteti i procesit të vetingut!

Luan Rama, Zevendeskryetari i LSI-se

Prej Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është shpallur një vendim, Vendimi Nr. 12, Datë 22.01.2019, sipas të cilit, del e provuar se njëri prej anëtarëve të KLP ( Këshilli i Lartë i Prokurorisë), i zgjedhur nga rradhët e prokurorëve, rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Edhe pse personalisht kam një qasje tjetër në lidhje me qendrimin ndaj ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, për sa kohë ligji i përjashton ata nga e drejta për t’u përfshirë në organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, analizën nuk mund ta bëjmë ndryshe, por vetëm duke iu referuar ligjit.

Dhe ligji e thotë qartë: “Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” (Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 105, germ dh).

Mirëpo, paradoksalisht e në mënyrë groteske, me anë të një deklarate për shtyp, prokurorja që kryen deryrën e Prokurorit të Përgjithshëm, na thotë se “... verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj”.

Vërtetë mendon kështu zonja me mandat të përkohshem e zgjedhur për të kryer detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm?! Vërtetë nuk e di ajo se ligji ia ndalon një ish-bashkëpunëtori të Sigurimit të Shtetit që të zgjidhet në organet e qeverisjes sē sistemit të drejtësisë?! Apo bën sikur nuk e di?!

Mbase vërtetë nuk e di. Dhe dua të mendoj se nuk e di. Sepse në të kundërt, nëse e di dhe shprehet se “nuk ishte njëri prej kritereve të parashikuar në ligj”, gjendemi para një rasti skandaloz të shkeljes së ligjit dhe të pëpjekjes për ta fshehur atë me injorancën, që jo gjithmonë është aq e pafajshme sa mendohet!

Pavarësisht komenteve e labirinthit të fjalive të deklartës, që teksa rreken sikur e merr në mbrojtje, nē fakt e shet prokurorin që u bë shkak i këtij debati duke ia lënë përgjegjësinë atij, ndërkohë që ligji njeh si autoritet përgjegjës vetëm Prokurorin e Përgjithshëm (neni 109 dhe 297 i Ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”),  një gjë evidentohet qartë: integriteti i dyshimtë i reformës në drejtësi dhe fallsiteti i procesit të vetingut!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.