Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Bujar Osmani, gjendet një kirurg shqiptar për të drejtuar DIPLOMACINË në Maqedoninë e Veriut, kush është shqiptari 40 vjeçar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është koha e Shqiptarëve. Zoran Zaev ka vendosur që diplomacinë e Maqedonisë së Veriut ta drejtojë Bujar Osmani, politikani shqiptar i Shkupit që më parë ka kryer edhe detyrën e Ministrit të Shëndetësisë.

Osmani ka lindur në 11 shtator 1979 dhe ka kryer fakultetin e Mjeksisë në Shkup. Ai mban titullin specialist kirurg në Kirurgji Digestive. Specializimin e ka përfunduar në Shkup dhe Londër në qendrën për transplantin e mëlçisë dhe kirurgjisë abdominale.

Ai pasi iku nga detyra e ministrit të Shëndetësisë, iu kthye profesionit të vet të doktorit, duke punuar në Spitalin e Shkupit, ndërkohë që mbante detyrën e zëdhënësit të BDI.

Por, duket se fati i eci në politikë pas porpozimit që u bë për të marrë detyrën e Ministrit të Jashtëm në qeverinë e Zoran Zaev.

Qeveria

Qeveria e Zoran Zaev u votua me 62 vota pro dhe 51 kundër. Në të do të ketë tre zëvendëskryeministra:

Kryeministër Zoran Zaev

Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi

Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministër për luftim të korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki

Ministër i Mbrojtjes – Radmilla Shekerinska

Ministër i Financave – Fatmir Besimi

Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski

Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska

Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahpaska

Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha

Ministër i Kulturës – Irena Stefoska

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri

Më shumë




spot_img








spot_img