Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bujar Nishani tregon ku “çaloi” opozita dhe mënyrën për të ardhur në pushtet: Mungesa e besimit është një problem që ekziston te PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Bujar Nishani, ka komentuar fudhatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se problemi i Partisë Demokratike është mungesa e besimit që qytetarët kanë te kjo forcë politike, ndërsa shtoi se PD mund të kthehet në pushtet duke përfshirë idetë dhe interest e pjesës së popullsisë që sot është më aktive.

“Ndryshimi i madh që u bë në vitin 2005, erdhi pikërisht për këtë që ofroi personalitete, po ashtu unifikoi idenë. Ishte etje për opinionin publik që kishte të bënte me luftën kundër korrupsionin. Ky është një problem i madh, pasi nuk ke arritur që të fitosh besimin e shumicës së shqiptarëve. Çështja e mungesës së besimit të publikut është një problem që ekziston. PD dhe aleatët e saj kanë pasur problemin më të madh se nuk kanë depërtuar tek pjesa e heshtur e publikut. Mua nuk më intereson fare se çfarë mendon Rama, ai e bën në interes të synimit politik të tij. Mua më intereson që e djathta, duke bërë dhe analizën, të kalojë në atë që është një spektër. Në këtë spektër duhet të përfshirë programet, idetë dhe interesat e pjesës së popullsisë që është sot më aktive”, tha Nishani.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img