Hapësire reklamuese

Politikë

Bujar Nishani tregon FAKTET: Rama bëri masakër, BASHA po bën MASKARADË ZGJEDHORE! Është kërcënuar fizikisht...

Shkruar nga Newsbomb
Bujar Nishani tregon FAKTET: Rama bëri masakër, BASHA po bën

Ish-presidenti Bujar Nishani ka lëshuar akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, pasi ka hedhur votën e tij për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Nëse Rama bëri masakër zgjedhore”, tha Nishani “Basha po bën maskaradë zgjedhore”.

Nishani renditi edhe disa fakte që sipas tij e provojnë këtë gjë. Ai tha ndër të tjera se në Kavajë, përfaqësuesja e Edit Harxhit është kërcënuar fizikisht pasi ka tentuar të ndalojë një anëtar që ka votuar disa herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Pjesë nga deklarata e Nishanit:

Nëse më 25 prill kemi pasur një masakër elektorale nga regjimi i Edi Ramës, sot kemi një maskaradë elektorale. Më vjen keq ta them se jam edhe unë përgjegjës për këtë. Kemi lejuar që projekti për shkatërrimin e PD-së të fitojë terren pak nga pak. Unë sot kam një mesazh për themeluesit e PD, për anëtarët e PD, për rininë që duhet të jetë sot vija e parë e udhëheqjes. Të gjithë ata që kanë marrë përsipër misionin e shkatërrimit apo kthimit të PD-së në një fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, mund ta përçajnë dhe mund ta bëjnë një forcë false.

Po ju them shkurtimisht disa fakte, së pari s’ka pasur një garë të barabartë e të ndershme, kandidatët e tjerë s’kanë pasur asnjë mundësi reale. Kryetarët e PD nëpër rrethe kanë refuzuar të organizojnë takimet e kandidatëve të tjerë. Sot në degën e Devollit, nga 2 mijë anëtarë që ishte lista, sot ka përfunduar me 900 anëtarë. Në Gjirokastër, kandidati nuk është më në listë. Në Kavajë, përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar fizikisht, pasi tentoi të ndalojë një person që votoi 5 herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Kryetari ka një frikë, ndaj ai përpiqet të reduktojë numrin aktual duke e kufizuar te ata njerëz që vihen në rresht dhe votojnë symbyllazi. Kjo është një betejë për demokracinë në tërësi. Shumica e demokratëve e shikojnë zemërthyer këtë debat.

Rezultati i zgjedhjeve për fatin e keq është paracaktuar që në momentin që u përjashtuan kandidatë për të garuar. Në momentin kur u përcaktua data dhe koha për fushatë në mënyrë të njëanshme. Në momentin kur të gjitha resurset ishin vetëm në dispozicion të kryetarit dhe jo të kandidatëve të tjerë. Në momentin kur dhënia e listave u refuzua.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu