Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
6.2kmh
0 %
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Bujar Nishani nuk kursen Lulzim Bashën: Armik i demokracisë! Do përbuzet sa herë të kujtohen sakrificat e shqiptarëve për liri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Demokrati Bujar Nishani e quan Lulzim Bashën armik të demokracisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Nishani thotë se kreu aktual i PD do të përbuzet sa herë që të kujtohen sakrificat e shqiptarëve për liri e demokraci.

Ai i faturon Bashës disa nga humbjet dhe vendimet e PD, siç ishte mos futja në zgjedhje.

Shkruan Bujar Nishani:

Lulzim Basha, sa herë që të jetë rasti të përmendet në politikë, do të kujtohet si një armik i demokracisë. Njeriu që zhvleftësoi tërësisht institucionet përfaqësuese në parti,

Ai që asgjesoi votën e lirë, të drejtë e të barabartë në garë,

Njeriu që mohoi të drejtën e garës dhe përfaqësimit,

Ai që ju mohoi gjysmës së popullsisë të votonin në zgjedhje,

Drejtuesi që nuk lejoi të garonin e fitonin drejtimin e bashkive dhe përfaqësimin në këshilla bashkiakë të qindra demokratëve,

Personi që nuk njeh legjitimitetin e shumicës,

Kryetari që shet sovranitetin e forcës së vet politike dhe “tregton” pluralizmin,

Nuk është gjë tjetër, veçse armik i demokracisë! Për këtë Lulzim Basha do të përbuzet sa herë të ketë memorie për sakrificat e shqiptarëve për liri e demokraci.  Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img