Hapësire reklamuese

Politikë

Bujar Nishani nuk i “beson” ankimimeve të PD-së: Kur u mbyll procesi zgjedhor nuk pati asnjë denoncim, Basha garantonte qytetarët që i fitoi zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb
Bujar Nishani nuk i “beson” ankimimeve të PD-së: Kur u

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, nuk i ka kursyer kritikat për Lulzim Bashën, për të cilin tha se është i vetmi që ka humbur shumë zgjedhje të njëpasnjëshme.

Ai foli edhe për ankimimet e PD-së në KAS, duke u shprehur mosbesues ndaj tyre, pasi tha se në mbyllje të procesit zgjedhor asnjë anëtar i PD-së nuk bëri ndonjë denoncim por përkundrazi, Basha siguronte qytetarët se kishte fituar.

“Ajo që ndodhi dje, kishte të bënte me një proces zgjedhor për karrigen e kryetarit. A thua se problemi i madh qëndron nëse do të ulet apo jo sërish Basha në krye të PD-së. Problemi është që karrigia e kryetarit i shërben një partie politike që duhet të fitojë. Basha ka 8 vite që dështoi në projektin e tij, dhe kur nuk e kaloi atë stekën kulmore në 5 prill, jam i bindur që nuk e kalon më.

Në ditën kur u mbyll procesi zgjedhor, nuk pati asnjë denoncim nga PD, por përkundrazi, ai garantonte shqiptarët se fitorja ishte në kuti. Kur një lider jep garanci dhe nuk i mban këto që thotë, nuk mund të vazhdosh ta mbash më peng një transformim të madh.

Nga 1997 PD u ringrit përmes një procesi të zgjerimit dhe hapjes dhe erdhi te 2005-a duke u rritur dhe arriti të fitonte. Basha është i vemti që ka humbur kaq shumë herë zgjedhje të njëpasnjëshme. Nëse Basha ka bërë të gjitha përpjekjet e tij dhe këto janë të pamjaftueshme, atëherë kjo është gjysma e së vërtetës, gjysma tjetër është manipulimi i zgjedhjeve”, tha Nishani në Report Tv.


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu