Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Bujar Nishani komenton Qeverinë e re të Ramës, thumbon Opozitën: Asnjë parapregatitje, asnjë vizion, asnjë projektim dhe asnjë strategji!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani i djathtë Bujar Nishani, komenton emrat e rinj që kryeministri Rama njoftoi sot në Asamblenë e PS, për kabinetin qeverisës. Teksa e quan “Qeveri Kukull”, ai thumbon dhe opozitën duke nxjerr në pah se nga kampi opozitar nuk ka asnjë parapërgatitje.

“Asnjë parapregatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji! Do të “sajojë” diçka edhe atëhere”, shkruan ndër të tjera Nishani.

Shënimi i plotë:

Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithshka në këtë vend.

Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë.

Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “Qeveri Kukull”, pregatitet me zell për të fituar garën e ardhshme.

Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të rradhës!

Po Opozita ?

Opozita është rehat ! Ka kohë !

Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë !

Asnjë parapregatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji !

Do të “sajojë” diçka edhe atëhere!

Lexo edhe: EMRAT e MINISTRAVE të rinj: Arben Ahmetaj zë vendin e Erion Braçes, rikthehet Kumbaro, post merr dhe Edona Bilali; Ulsi Manja “shef” i Drejtësisë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img