Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bujar Nishani kërkon me çdo kusht largimin e Bashës: Po përpiqet të imponojë modelin e Ramës, jemi duke shkuar drejt një katastrofe tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Bujar Nishani kërkon me çdo kusht largimin e Bashës: Po

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Bujar Nishani, ka kërkuar edhe një herë tjetër dorëheqjen e kryedemokratit Basha, të cilit i faturon humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se Basha po përpiqet të imponojë modelin e Ramës, pork jo do ta çojë PD-në drejt një tjetër katastrofe, pasi do të jetë vetëm një opozitë formale de jo një alternativë qeverisje.

“Refuzimi për ta bërë një gjë të tillë tregon që nuk e ka kulturën demokratike, nuk e ka modelin dhe civilizimin europian, përpiqet të imponojë modelin e Edi Ramës. Do të shkojmë drejt një katastrofe tjetër, sepse mund të kemi një opozitë formale, por nuk do të kemi një alternativë qeverisje. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe për të gjithë vendin, jo vetëm për demokratët”, u shpreh Nishani për Tv Klan.

Nishani dhe Basha janë në një mendim përsa i përket masakrës elektorale të 25 prillit, por sërish ish-presidenti akuzon kryedemokratin se ka qenë i pazoti për të denoncuar këtë masakë që sipas tij filloi para 25 prillit.

“Jam i bindur që ka qenë një masakër elektorale, por masakër që nuk ndodhi më 25 Prill, masakër që ka ndodhur shumë më përpara se 25 Prilli. Dhe ti ke qenë i pazoti për ta denoncuar këtë masakër, ke qenë i pazoti për ta stopuar këtë masakër”, shtoi Nishani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll