Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Bujar Nishani kërkon “dëshpërimisht” largimin e Bashës: Nëse ai nuk ikën Rama do qëndoj edhe 14 vite në pushtet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Presidenti Bujar Nishani edhe një herë ka kërkuar që Lulzim Basha të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se modeli i Bashës ka dështuar dhe duhet të tërhiqet. Madje ai tha se nëse Basha vazhdon Edi Rama do të jetë në pushtet edhe për 14 vite.

“Reagimi dhe dëshira që unë kam, ajo që më buron mua nga brenda, është të shikoj një PD që i përshtatet sfidave, por edhe performancës së 2021-2030. PD ka nevojë për një ringritje të madhe, që nga forma e organizimit, ku organet vendimmarrëse të jenë të fuqishme, ku të jetë e hapur për eksperienca të rinisë, të qytetarëve, të atyre që kanë pasion politikën.

Unë jam shumë i qartë në atë që mendoj e them. Projekti politik i z. Basha si kryetar, që ka pasur mbështetjen tonë, rezultoi i pamjaftueshëm, i paaftë, i pamundur për të rrëzuar modelin e Ramës. Rama do të qëndrojë 14 vite atje, nëse ne vazhdojmë me të njëjtin standard, me të njëjtin model. Z. Basha duhet t’i hapë rrugë një projekti të ri politik, që natyrisht nuk e përjashton z. Basha që të zhduket nga skena politike, ai është përpjekur. Por përpjekjet e tij janë të pamjaftueshme dhe të pamundura,” tha Nishani në një intervistë për “news24”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img