Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bujar Nishani ia thotë troç Lulzim Bashës: Dil para shqiptarëve, thuaj nëse të ka shantazhuar Sali Berisha apo i ke marrë vetë vendimet!

Shkruar nga Newsbomb
Bujar Nishani ia thotë troç Lulzim Bashës: Dil para

Bujar Nishani, një prej zërave më me ndikim në Partinë Demokratike i ka bërë një thirrje të fortë dhe publike kreut të kësaj force politike Lulzim Basha. Sipas tij, Basha duhet të sqarojë shqiptarët nëse Berisha e ka shantazhuar, apo vendimet i ka marrë vetë ai.

Kjo thirrje publike e Nishanit vjen pas lajmeve të shumta dhe të herëpashershme, se vendimet në PD nuk i merr Lulzim Basha por Sali Berisha, apo se ky i fundit është kryetari de fakto i demokratëve.

“Lulzim Basha të dalë sot para shqiptarëve dhe të thotë , a është ndikuar ai dhe shantazhuar nga zoti Berisha? Apo janë vendime të tijat apo të zotit Berisha. Këto janë shpjegimet që duhet të japë Lulzim Basha”, u shpreh Bujar Nishani.

Grupimi “Për PD” është duke mbajtur aktualisht një konferencë për mediat, me kandidaten për kryetare të PD Edith Harxhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll